Telegrafi

Edhe rënia e flokëve tashmë do të ketë një ilaç

Shpresohet që zbulimi, i cili ka treguar sukses edhe në rrënjët e flokëve të njeriut (të shkëputura nga koka njeriut), mund të çojë në një përparim në trajtimin e “tullacëve”.

Ilaçi funksionon duke penguar një grup enzimash brenda rrënjëve të flokëve që kanë nuk krijojnë më rritje të qimeve, dhe me këtë ilaç rrënjët “ringjallen”dhe fillon rritja e flokëve, transmeton Koha.net.

Angela Christiano nga Columbia University Medical Center, është ajo që gjetur këtë ilaç që ndalon një grup enzimash, JAK, që shkaktojnë pengimin e rritjes së flokëve.

Dr. Christiano dhe kolegët e saj aksidentalisht kanë zbuluar efektin e këtij ilaçi në ndalimin e enzimave, teksa ishin duke bërë një studim tjetër mbi formën e humbjen e flokëve nga sulmet brendaimunitare mbi rrënjët e flokëve.

Ky ilaç nuk është provuar ende në kokën e ndonjë njeriu, por që tashmë është patentuar me aprovim të U.S. Food and Drug Administration. /Telegrafi/