Edhe Real Madridi i ka grumbulluar lojtarët për analizat kundër coronavirusit.
Los Blancos kanë njoftuar lojtarët e tyre dy ditë më parë se sot (6 maj) do të kompletohen analizat kundër pandemisë botërore.
La Liga dëshiron që t’i testoj të gjithë lojtarët për virusin që ka shpërthyer nëpër botë, duke bërë plane që të rikthejë futbollin sa më shpejtë.
Liga spanjolle tashmë ka bërë të ditur se stërvitjet individuale duhet të fillojnë, derisa ato grupore do të jenë më 18 maj.
Barcelona po ashtu sot ka testuar lojtarët e tyre për coronavirus, derisa të njëjtën gjë e kanë bërë edhe klubet e tjera. /Telegrafi/
Hoy damos el primer paso para el regreso a la actividad.#RMCity | #HalaMadrid pic.twitter.com/VMW3rP3nFd
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) May 6, 2020