Telegrafi

Edhe Rafa Benitez në listën e Realit

Gjiganti spanjoll ka fituar vetëm një prej pesë ndeshjeve të fundit dhe pësoi një tronditje pas humbjes 4-0 ndaj ekipit të divizionit të tretë, Alcorcon, në takimin e Kupës së Mbretit gjatë të martës.

Madrid ka menduar të shkarkojë Pellegrinin menjëherë pas dështimit të fundit, por i ka dhënë atij kohë për t’i kthyer gjërat kundër Getafes të shtunën dhe kundër Milanit të mërkurën në Ligën e Kampionëve.

Vendimi i jep më shumë kohë Madridit të mendojë pasuesin e tij dhe bosi i Liverpoolit, Benitez, thuhet se është po ashtu në listën e ngushtë të Realit, veçanërisht pasi edhe pozita e tij te klubi anglez është vënë në pikëpyetje për shkak të rezultateve të dobëta./Telegrafi/