Telegrafi

Edhe qytetarë nga Shqipëria marrin pjesë në marshin në mbështeje të UÇK-së

Në Prishtinë ka nisur marshi për drejtësi i organizuar nga iniciativa “Liria ka emër”.

Pjesmarrës në marsh janë qindra qytetarë, të cilët po mbështesin ish pjestarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për të mbështetur ish krerët e UÇK-së kanë ardhur edhe qyetarë nga Shqipëria.

Kështu është bërë e ditur nga faqja zyrtare “Liria ka emër”, ku edhe kanë publikuar një fotografi të qytetarëve nga Shqipëria.

Organizimi i këtij marshi ka marrë mbështetjen e partive politike, shoqërisë civile, personalitete të ndryshme, bashkësi fetare dhe shumë qytetarë.

Ndryshe, Specialja pak më herët ka lëshuar një deklaratë zyrtare ku kanë njoftur se më 3 prill do të hapet gjykimi kundër ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe të akuzuarve të tjerë (DHSK). /Telegrafi/