Duket se entuziazmi për liberalizimin e vizave i ka kapluar edhe artistët shqiptar.
Sevdai Radogoshi, i njohur më mirë si Qumili, ka realizuar një video të shkurt rreth lirisë së lëvizjes së qytetarëve të Kosovës anembanë botës.
Ai me këtë rast ka pohuar se po i vinë ditë e mira për shtetin tonë dhe se po i vije fundi ‘fukarallëkut’.
Kujtojmë se mediat kanë raportuar se brenda këtij muaji pritet të jepet rekomandim pozitiv për liberalizim të vizve për Kosovën. /Telegrafi/