Telegrafi

Edhe qentë kanë nevojë për argëtim: Qe përse është e rëndësishme që një qen të ketë lodra

Ashtu si ne, qentë mund të mërziten dhe për shkak të kësaj mërzitjeje ata mund të bien në gjendje depresioni dhe ankthi, gjë që shpesh çon në sjellje nervoze dhe agresive

Disa qen fillojnë të kafshojnë mobilie, këpucë, pantofla dhe gjëra të tjera për të shmangur monotoninë, sepse ata thjesht duan të mbysin mërzinë dhe të argëtohen.

Pikërisht për këtë shkak kanakarët tuaj kanë nevojë për lodra me të cilat do të lozin.

Parimisht, nuk ka rëndësi lloji i lodrës, ka rëndësi që qeni juaj t’i dojë, transmeton Telegrafi.

Nëse keni më shumë lodra, atëherë edhe më mirë, sepse qeni do të ketë më shumë interesime dhe do të mund të luajë dhe të argëtohet kur ju nuk mund të luani me të.

Gjithashtu lodrat do t’i largojnë nga mobiliet dhe gjërat e tjera të ndaluara të cilat nuk bën t’i prekë, ashtu që ato në të vërtetë juve do t’ju kursejë shumë para dhe do t’jua kursejnë nervat.

Keni parasysh edhe atë që qeni juaj mbase do t’i shkatërrojë lodrat, sepse do t’i mprehë dhëmbët, por mos e qortoni, sepse megjithatë lodrat për argëtim shërbejnë.

Qeni juaj do të ketë interesim nëse dëshironi të jetë i lumtur dhe i kënaqur, kështu që lodra është gjëja më e vogël që mund t’ia ofroni. /Telegrafi/