Telegrafi

Edhe punëtorët shëndetësorë në grevë

Edhe punëtorët shëndetësorë kanë nisur sot një grevë, e cila është organizuar nga Federata Sindikale e Shëndetësisë.

Përkundër kësaj, shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njofton opinionin, se në bazë të informatave të para që kanë arritur nga njësitë përbërëse të SHSKUK-së, greva e sotme, deri tani ka pasur rrjedhë normale.

“Shërbimet emergjente po ofrohen në të gjitha njësitë, përfshirë QKUK-në dhe Spitalet e Përgjithshme Rajonale. Po ashtu, pacientët e shtrirë për mjekim, po marrin trajtimin e duhur mjekësorë, përderisa për rastet ambulatore dhe rastet tjera të planifikuara ( jo emergjente) po respektohet Greva e paralajmëruar nga FSSHK”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga SHSKUK. /Telegrafi/