Telegrafi

Edhe PSG në ndjekje te Lukakut

Sulmuesi i Evertonit, Romelu Lukaku është një nga futbollistët që më së shumti vëzhgohet nga klubet evropiane.

Pas Juventusit, Liverpoolit është PSG-ja një tjetër klub i madh evropiane që është futur në garë për Lukakun, i cili është duke treguar performancë e shkëlqyer në këtë sezon të garave.

Sipas mediave britanike, PSG është i interesuar ta blejë sulmuesin e Evertonit.

Zlatan Ibrahimovic e Edinson Cavani pritet që në fund të këtij sezoni të largohen nga kampionët e Francës, andaj PSG-ja është në kërkim të pasardhësve të dyshes se skuadrës nga Parisi, dhe Lukaku është në listën e trajnerit Lorent Blanc./Telegrafi/