Dy hajna që ishin futur në shtëpinë e një gruaje 83-vjeçe për të vjedhur, janë filmuar nga kamerat e sigurisë edhe përkundër faktit që i kanë vjedhur edhe kamerat.
Dyshja kishin për cak një grua të moshuar në Birmingham të Anglisë, të cilës i thanë se punojnë për një kompani gazi, duke e detyruar atë të hap kasafortën, transmeton Telegrafi.
Ata janë filmuar nga kamerat e sigurisë të instaluara brenda shtëpisë duke vjedhur, por policia ka arritur të shkarkoj imazhet e filmuara nga data-bazë.
Tom Lyons nga policia angleze që udhëheq hetimet e këtij rasti, ka deklaruar se dy burra ishin futur me forcë në shtëpinë e gruas së moshuar.
“Kërkojmë nga qytetarët të na ndihmojnë në identifikimin e tyre, me qëllim që t’i vëmë para drejtësisë”, ka shtuar rreshteri Lyons. /Telegrafi/