Telegrafi

Edhe pse vetëm 20 vjeçe, Kylie Jenner sërish akuzohet për zmadhimin e gjoksit (Foto)

Kylie Jenner është bërë shënjestër e akuzave të reja për zmadhimin e gjoksit.

Edhe pse proporcionet e gjinjve të saj janë rritur dukshëm, ylli televiziv vazhdimisht ka refuzuar se i është nënshtruar korrigjimit estetik.

Mirëpo, ditë më parë, ajo ka publikuar një fotografi të re, ku shihet gjoksi i bujshëm dhe menjëherë kanë nisur komentet në lidhje me zmadhimin e gjoksit.

Sipas ndjekësve të saj në rrjetet sociale, ajo e ka vizituar prapë kirurgun plastik për ta zmadhuar gjoksin.

20-vjeçarja deri më tani ka pranuar se me ndihmën e kirurgjisë estetike i ka korrigjuar vetëm buzët, mirëpo ka kohë që spekulohet se ajo ka intervenuar edhe në të pasme edhe në gjoks.

Në ndërkohë, në muajin shtator u konfirmuan spekulimet se Kylie është në pritje të fëmijës së pare me Travis Scott.

Lexo po ashtu Kylie Jenner në pritje të një vajze

Fëmija pritet të lindë në muajin shkurt, ndërsa zmadhimi i gjoksit mund të lidhet edhe me shtatzëninë.

Kylie është pjesë e familjes së famshme Kardashian/Jenner, ndërsa të gjitha motrat e saja janë përfolur për ndërhyrje estetike, kjo për shkak të ndryshimeve të mëdha në dukjen e tyre. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Të famshmet Kardashian janë dëshmi se “paratë mund ta blejnë lumturinë” (Foto)