Telegrafi

Edhe pse vet ishte tifoze e Milanit – vajzës ia la emrin Ynwa, Drenusha Latifi: E bëra për hatër të ish-burrit pasi ai ishte me Liverpoolin

Foto: Onima Entertainment/YouTube

Në një nga episodet më të fundit të “Shok Podcast”, e ftuar ka qenë ish-missi kosovar dhe këngëtarja e njohur, Drenusha Latifi, e cila ndau me fansat dhe dëgjuesit detaje të veçanta nga jeta dhe karriera e saj.

Përzgjedhja e saj si ‘Miss Kosova’ në vitin 2002, rrugëtimi i saj nëpër botën e muzikës dhe sfidat personale përfshirë jetën kaotike të viteve të fundit me ish-bashkëshortin në Suedi, ishin disa nga temat që u prekën në bisedë.

Duke shpalosur përvojën e saj me dhunën në familje, ajo tregoi forcën dhe këmbënguljen për të kaluar përtej sfidave shpirtërore dhe fizike për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt për veten dhe fëmijët e saj.

Foto: Onima Entertainment/YouTube

Por ndër momentet më të lehta të bisedës, ishte zbulimi i emrit të rrallë të vajzës së saj të madhe, Ynwa, dedikim i qartë ndaj Liverpool FC, klubit të futbollit të zemrës së ish-bashkëshortit.

Kënga e famshme “You Will Never Walk Alone” është një simbol i klubit anglez dhe ka një peshë emocionale të thellë për tifozët e tij, një fakt që Drenusha e pranoi me buzëqeshje.

Megjithë Latifi pranoi se ishte një tifoze e ekipit të Milanit, dhe se zgjedhja e emrit ishte një gjest dashurie dhe respekti ndaj babait të vajzës, me të cilin tashmë është në proces gjyqësor. /Telegrafi/