Site icon Telegrafi

Edhe pse u nda nga Ledri që një kohë, Sara thotë se nuk është e gatshme për lidhje të re

Sara Hoxha ka tash e sa kohë që është ndarë nga partneri i saj, reperi Ledri Vula.

Ndërsa kanë bashkë një vajzë të quajtur Poem Blu, ata kanë ndarë rrugët që disa vite.

Blogerja u ka dhënë mundësi ndjekësve të pyesin më shumë përmes opsionit pyetje-përgjigje në Instagram.

Foto: Screenshot/Instagram

E njëra nga pyetjet kishte të bënte me jetën e saj private, meqë fansat janë të etur të dinë rreth kësaj pjese.

“Je gati për një njohje të re dhe të qëndrueshme në jetën tënde”, ka qenë pyetja që iu parashtrua.

Lexo po ashtu “Nuk jam as i pari, as i fundit” - Ledri Vula flet sërish për ndarjen nga Sara Hoxha

“Jo”, u përgjigj ajo.

As Ledri e as Sara nuk kanë dhënë edhe shumë detaje rreth kësaj marrëdhënie, ndonëse theksuan se thjesht nuk ka funksionuar. /Telegrafi/

Sara Hoxha dhe Ledri Vula
Exit mobile version