Telegrafi

Edhe pse u kapën me lëndë narkotike, gjyqtari anglez i falë të rinjtë – e gjitha ndodhi për shkak të drejtshkrimit të tyre

Dy studentë i shpëtuan burgut për trajtimin e lëndëve narkotike, pasi një gjyqtar u impresionua nga drejtshkrimi dhe gramatika e tyre në mesazhet në telefona.

Luka Rance, 19 vjeç, bleu kanabis në masë dhe ia shiti atë të riut tjetër, Brandon Kerrison, 21 vjeç, i cili e shpërndante më pas tek konsumatorët në gjithë Gower, u tha në Gjykatën e Swansea të Britanisë.

Dyshja u arrestua jashtë bibliotekës së qytetit më 17 dhjetor 2017 pasi oficerët nuhatën praninë e drogës.

Rance u gjet me shtatë çanta kanabis, si dhe një sasi të vogël të kokainës. Kerrison kishte dy çanta me bimë narkotike.

Një kërkim i mëvonshëm i dhomave të të pandehurve zbuloi një sasi kanabisi me vlerë mbi 1200 funte në dhomën e Rance.

Policia shqyrtoi mesazhet e telefonave celularë të palëve dhe gjykatësi David Hale vuri në dukje se “gramatika dhe pikësimi” i përsosur, ishte i një standardi më të lartë se zakonisht i përdorur nga tregtarët.

Gjykata dëgjoi nga Kerrison se do të fillonte një kurs pune në ndërtim, ndërsa i riu tjetër, tha se do të fillonte punën për t’u diplomuar.

Të dy pranuan akuzat për drogën, ndërsa asnjëri nuk kishte precedentë të mëparshëm. /oranews/