Telegrafi

Edhe pse të ndarë, Scott Disick festoi ditëlindjen me ish të dashurën Kourtney Kardashian

Kanye West, Scott Disick dhe Kourtney Kardashian (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images for Dom Perignon)

Scott Disick për të gjithë është i njohur si ish- i dashuri i Kourtney Kardashian, me të cilën ka edhe tre fëmijë.

Kourtney së fundmi ka folur për revistën Paper lidhur me raportin e saj me ish- të dashurin duke thënë se ata vazhdimisht shoqërohen dhe se tani ruajnë raporte mjaft të mira, edhe pse janë të ndarë prej vitesh.

Ajo shton se përveç Scott, raporte të mira ka edhe me të dashurën aktuale të tij, Sofia Richie, e cila është shumë vite më e re se ylli televiziv.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kourtney Kardashian

Dhe të dielën, Disick ka festuar ditëlindjen në mes familjes Kardashian/Jenner. Kjo natë ishte dokumentuar edhe në rrjetet sociale nga Scott dhe Richie, të cilët ndanë momente të veçanta me përshkrimin: “Urime ditëlindjen miku im i ngushtë”.

Sofia Richie dhe Scott Disick (Foto: Sofia Richie/Instagram)

Javë më parë, Kourtney u shpreh se lidhja e tyre “është gjëja me të cilën mund të krenohem më së shumti”. Kardashian dhe Disick janë prindër të dy djemve dhe një vajze. /Telegrafi/

Kourtney Kardashian, Kylie Jenner dhe Stephannie (Foto: Instagram/Kylie Jenner)