Scott Disick për të gjithë është i njohur si ish- i dashuri i Kourtney Kardashian, me të cilën ka edhe tre fëmijë.
Kourtney së fundmi ka folur për revistën Paper lidhur me raportin e saj me ish- të dashurin duke thënë se ata vazhdimisht shoqërohen dhe se tani ruajnë raporte mjaft të mira, edhe pse janë të ndarë prej vitesh.
Ajo shton se përveç Scott, raporte të mira ka edhe me të dashurën aktuale të tij, Sofia Richie, e cila është shumë vite më e re se ylli televiziv.
Dhe të dielën, Disick ka festuar ditëlindjen në mes familjes Kardashian/Jenner. Kjo natë ishte dokumentuar edhe në rrjetet sociale nga Scott dhe Richie, të cilët ndanë momente të veçanta me përshkrimin: “Urime ditëlindjen miku im i ngushtë”.
Javë më parë, Kourtney u shpreh se lidhja e tyre “është gjëja me të cilën mund të krenohem më së shumti”. Kardashian dhe Disick janë prindër të dy djemve dhe një vajze. /Telegrafi/