Ata i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre vetëm pak muaj më parë.
Bëhet fjalë për reperët Loredana Zefi dhe Mozzik, të cilët konfirmuan ndarjen në një postim në rrjete sociale duke shkruar se janë shumë kokëfortë dhe se nuk mund të kenë një lidhje të shëndetshme.
Artistja theksoi që pavarësisht problemeve, dyshja kanë përgatitur një album dhe do t’i jetë gjithnjë mirënjohëse Mozzikut sepse i ka falur dhuratën më të bukur në jetë, vajzën, Hanën.
Ndërkaq, biondja ka befasuar me veprimin e radhës ndaj artistit ferizajas edhe pse tani duket se nuk kanë asnjë kontakt me njëri-tjetrin.
Në një koncert të fundit, Loredana ka interpretuar para të gjithëve hitin e Mozzik të titulluar “Madonna”.
E njëjta ka treguar përkrahje të madhe ndaj ish-partnerit, për të cilin duket se gëzon respekt të veçantë.
Mozzik dhe Loredana kujtojmë se u bënë prindër për herë të parë në dhjetor të vitit 2019. /Telegrafi/