Site icon Telegrafi

Edhe pse sulmuesi i shkrep tre plumba në drejtim të saj në mes të ditës në Londër, shoferja i shpëton vdekjes (Video)

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një burrë i afrohet një veture në një rrugë në Londër, dhe vazhdimisht shtie me revole në drejtim të shoferes 51-vjeçe.

Videoja e cila ngjanë më shumë më filmat holivudian me gangsterë, shfaq veturën BMW duke pritur në trafiku, kur një burrë vrapon në drejtim të veturës dhe fillon të shtie në drejtim të shoferes që kishte dritaren e hapur, transmeton Telegrafi.

Edhe pse shkrepen tre plumba gruaja brenda veturës i shpëton më të keqes në Kingsbury në afërsi të Edgware në veri të Londrës, kurse policia është duke trajtuar rastin si tentim vrasje dhe pamjet i ka publikuar në internet, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve në identifikimin e sulmuesit.

“I tmerrshëm është fakti se sulmi ka ndodhur në mes të ditës në qendër të qytetit, ku për fat të mirë askush nuk është lënduar”, ka deklaruar inspektori i policisë metropolitane Tom Williams. /Telegrafi/

Exit mobile version