Rostov është mposhtur 10-1 nga Sochi të premten e kësaj jave, derisa portieri i tyre Denis Popov është mposhtur dhjetë herë në Ligën Premier të Rusisë.
Edhe pse ishin duke udhëhequr 1-0 në fillim të ndeshjes, mirëpo rezultati në fund tregonte 10-1 në të kundërtën e tyre.
Aleksandr Kokorin shënoi het-trik golash, Antonin Zabolitny dhe Dmitry Poloz me nga dy dhe Andrei Mostovoy, Ivan Novoseltsev e Nikita Koldunov me nga një.
Pasi u bënë viral me rezultatin e hidhur, Rostov ka treguar se ku ishte arsyeja e këtij dështimi.
“Tifozët e tanë me të drejtë nuk arrijnë ta kuptojnë se çfarë ndodhi me ne në humbjuen 10-1”, thuhet në njoftimin e klubit.
“Ne duam të sqarohemi. Gjashtë lojtarët tanë ishin të infektuar me coronavirus dhe e gjithë skuadra duhej të karantinohej”.
“Sochi refuzoi që takimi të shtyhej dhe ne duhej të luanin me lojtarë nga mosha 16-vjeçare deri ën atë 19”.
“Mbi të gjitha, portieri ynë 17-vjeçar, Denis Popov, ka bërë 15 pritje, përfshirë këtu edhe një penallti, që është një rekord në Ligën Premier të Rusisë! Denis mori të gjithë vëmendjen me pritjet e tij dhe natyrisht se e meritoi të shpallej lojtari i ndeshjes”, thuhet më tej.
Përkundër rezultatit, Rostov renditet në pozitën e katërt, derisa Sochi është në të nëntin. /Telegrafi/