Site icon Telegrafi

Edhe pse rezultoi pozitiv në testin e COVID-19, presidenti brazilian heq maskën para gazetarëve për t’iu treguar se “është mirë”

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro ka rezultuar pozitiv në testin e coronavirusit. Ai më parë vazhdimisht kishte kritikuar zyrtarët shëndetësorë që bënin apel për kujdes, madje e cilësonte COVID-19 si një grip të lehtë, shkruan Guardian.

Gjatë një konference për media, nuk ka hezituar ta heq maskën mbrojtëse nga fytyra edhe pse ka rezultuar pozitiv me COVID-19, transmeton Telegrafi.

Ai pranoi se i është nënshtruar testit – të katërtit me radhë, pasi kishte pasur simptoma të coronavirusit përfshirë temperaturë të lartë.

Pasi pranoi se ka rezultuar pozitiv, iu drejtua media duke u larguar disa hapa mbrapa për ta hequr maskën për t’iu treguar se kinse “nuk ka asgjë”.

“Shikoni fytyrën time”, tha Bolsonaro kur hoqi maskën para gazetarëve. Ai më pas e vendosi sërish dhe vazhdoi duke thënë se po ndihet mirë.

“Falënderoj të gjithë që luten për mua, që më përkrahin. Falë Zotit, ndihem mirë”, shtoi ai. /Telegrafi/

Exit mobile version