Site icon Telegrafi

Edhe pse prindërit e këshilluan të mos shkojë nëpër ahengje dhe të mbajë maskë, i riu nga Florida infekton anëtarët e familjes – babai i tij po lufton për jetë

Një baba nga Florida po lufton për jetë pasi u infektua me COVID-19, të cilin ia barti i biri që kishte rezultuar pozitiv dhe vazhdimisht kishte injoruar këshillat e prindërve për të qëndruar në shtëpi dhe të shmang mbledhitë me miqtë, shkruan Daily Mail.

John Place nga Planatation, aktualisht është i shtrirë në repartin e kujdesit intensiv, ku për më shumë se dy javë është futur në respirator, transmeton Telegrafi.

42-vjeçari dhe familja e tij rezultuan pozitiv në testin e COVID-19 gjatë muajit të kaluar, kur i biri i tij 21-vjeç doli me miqtë dhe padijeni e solli virusin në shtëpinë e tyre.

Place ishte i vetmi në familje që kishte nevojë për hospitalizim pas katër ditëve, që u ndje shumë i sëmurë dhe vazhdimisht kollitej. Ai është duke u shëruar në spital për më shumë se tri javë.

E gruaja e tij Michelle Zymet, tha se ai vazhdimisht e kishte lutur të birin që të shmang ndejat më miqtë dhe të bartë maskë mbrojtëse kur del nga shtëpia.

“Ai gjithmonë më thoshte mos u brengos nënë, jam mirë. E dini si janë fëmijët sot, kështu unë i besova verbërisht se po ndjek këshillat tona”, shtoi Zymet.

Ajo pranoi se vazhdimisht e kishte lutur të birin që të mendoj për babanë e tij që është më i rrezikuar nga COVID-19, sepse mbipesha dhe diabeti janë faktorët që rëndojnë gjendjen shëndetësore të një pacienti me COVID-19.

Por pavarësisht lutjeve të saj, ai kishte dalë jashtë kundër dëshirës së saj gjatë një nate të qershorit, ku ishte takuar me miqtë dhe kishte hequr maskën derisa po hante e pinte me ata.

Një ditë më pas, ai filloi të ketë ethe dhe një mik me të cilin ishte në ndjerë i tha se kishte rezultuar pozitiv në testin e COVID-19. Por, virusi tashmë e kishte prekur edhe babanë e tij.

Megjithatë anëtarët e tjerë të familjes e kanë kaluar coronavirusin pa ndonjë vështirësi të theksueshme në shet, por jo edhe i zoti i shtëpisë që vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore. /Telegrafi/

 

Exit mobile version