Site icon Telegrafi

Edhe pse po i konteston zgjedhjet, vijnë urimet e para për republikanin: Kryeministri slloven i uron fitoren Donald Trumpit

Megjithëse presidenti Donald Trump po e konteston legjitimitetin e zgjedhjeve presidenciale, tashmë republikani ka marrë urimet e para për fitoren.

Lexo po ashtu Trump po i konteston një pjesë të zgjedhjeve, do t'i drejtohet Gjykatës së Lartë

Bëhet fjalë për kryeministrin slloven, Janez Jansha, i cili e ka uruar kandidatin republikan për president si dhe vetë republikanët për fitoren në të gjithë SHBA-në, transmeton Telegrafi.

“Është mjaft e qartë që qytetarët amerikanë kanë zgjedhur Donald Trumpin dhe Mike Pencen. Edhe për katër vjet të tjera. Sa më shumë vonesa dhe fakte që mohojnë MSM, më i madh triumfi i fundit për POTUS. Urime republikanë për rezultatet e mira në të gjithë SHBA-në”, ka shkruar ai në llogarinë personale në Twitter.

Ndërkohë, demokratët kanë reaguar ashpër rreth kontestimit të zgjedhjeve nga ana e presidentit, duke thënë se fjalimi i tij ishte fyes, i paparë dhe i pasaktë.

Lexo po ashtu Trump po i konteston zgjedhjet, demokratët reagojnë ashpër: Fjalimi i presidentit ishte fyes, i paparë dhe i pasaktë

Theksojmë se bashëshortja e Trumit, Melania ka lindur dhe një pjesë të fëmijërisë e ka kaluar në shtetin slloven.

Ndryshe, deri më tani pas votave të numëruara, demokrati Joe Biden po udhëheq me 238 vota elektorale kundrejt rivalit, i cili ka 213 sosh. /Telegrafi/

Exit mobile version