Telegrafi

Edhe pse pësuan humbje nga Blazers, Lakers nderuan legjendën e tyre Kobe Bryant

Në NBA ka përfunduar edhe një xhiro, por kjo e fundit ishte shumë emocionale.

Los Angeles Lakers kanë nderuar legjendën e tyre Kobe Bryant që ndërroi jetë të dielën e javës së kaluar në një aksident me helikopter.

Lakers u rikthyen në parket për herë të parë që nga vdekja e 41-vjeçarit, duke u mposhtur në përballjen ndaj Portland Trail Blazers me rezultat 127-119.

Çereku i parë përfundoi në të mirë të mysafirëve që e fituan 38-36, ndërsa në të dytin Lakers u rikthyen me fitore 26-22.

Në pjesën e e dytë, në çerekun e tretë Blazers e fituan me rezultat 43-34, për ta fituar edhe të katërtin me një pikë diferencë, 24-23.

Por, më e magjishmja e kësaj nate ishte se Kobe Bryant, vazoja e tij Gianna dhe shtatë persona të tjerë që ndërruan jetë në atë helikopter, u nderuan nga të gjithë tifozët.

Të gjithë të pranishmit kishin veshur nga një fanellë me numrin 8 dhe 24 në nderim të Bryant, derisa kujtojmë se këta dy numra ishin pensionuar nga Lakers, në momentin që legjenda ishte pensionuar. /Telegrafi/