Site icon Telegrafi

Edhe pse me përvojë, shoferi i kamionit bllokohet në rrugë të ngushta në një qytet të Turqisë

Një shofer kamioni nga Serbia krijoi një kaos të vërtetë trafiku në Stamboll, në pjesën e qytetit të njohur si Uskudar.

Sipas mediave turke, shoferi serb i kamionit u mashtrua nga vozitja dhe shenjat e komunikacionit dhe e çoi atë në pjesën e qytetit ku rrugët janë jashtëzakonisht të ngushta dhe kamioni u bllokua atje.

Besoni apo jo, ky shofer, me përvojë të qartë, arriti të tërhiqte kamionin nëpër disa rrugica të ngushta, por ai ngeci në atë kthesë dhe për shkak të rimorkios nuk mund të lëvizte para dhe prapa.

Gjatë manovrimit, kamioni shkaktoi dëme të vogla në dyqanet përreth dhe kalimtarët thirrën policinë.

Meqenëse nuk kishte shans që kamioni të dilte nga rrugët e ngushta, rimorkio e tij ishte e bllokuar, kështu që kamioni shkoi i vetëm.

Sidoqoftë, rimorkio vazhdoi të bllokonte rrugët dhe u hoq pas disa orësh me makina speciale. /Telegrafi/

 

Exit mobile version