Site icon Telegrafi

Edhe pse i pashëm dhe fiton 120 mijë dollarë në muaj, biznesmeni australian nuk po mund të gjej gruan e “ëndrrave” (Foto)

Një biznesmen i ri dhe i pashëm nga Australia, që fiton 120 mijë dollarë në muaj me punë të ndryshme online, ka pranuar se ditën e të dashuruarve “Shën Valentinin” e ka kaluar vet, edhe përkundër faktit që është i gatshëm të martohet dhe të krijon familje.

Matthew Lepre, 26-vjeç nga Sydney kishte braktisur studimet për të kryer tri puna të ndryshme për ta ndihmuar nënën, por sot ai udhëton nëpër botë dhe mban ligjërata për biznes. Për fat të keq për shkak të angazhimeve të shumta nuk ka pasur kohë ta gjej të duhurën, transmeton Telegrafi.

“Kam kaluar shumë kohë i fokusuar në karrierë, sa që kam harruar që kam jetë private”, ka deklaruar ai.

Lepre ka pranuar se qëndron mirë financiarisht dhe është i gatshëm ta njoftoj vajzën me të cilën do ta kalonte pjesën tjetër të jetës. Tani fiton mjaftueshëm sa që e ndihmon edhe të ëmën dhe udhëton shumë nëpër botë, por thotë se është i interesuar ta njoh partnerin me të cilin do të kishte interesim në gjëra të njëjta.

“Derisa afroheshin ditët e festës së Shën Valentinit, e kam kuptuar se dua të kem një lidhje dhe personin që do të luaj rol kyç në jetën time”, ka shtuar ai.

Deri më tani është takuar me shumë femra, por me asnjë prej tyre nuk ka mundur ta imagjinoj veten.

Gjatë karrierës së tij ka udhëtuar shumë në Bali, Kaliforni dhe në disa pjesë të Japonisë, duke shijuar kështu bukuritë e metropoleve. E kur janë në pyetje femrat, thotë se nuk i pëlqen t’iu flasë për atë se si e fiton para, pasi nuk dëshiron që ato të jenë me të vetëm për para. /Telegrafi/

Exit mobile version