Telegrafi

Edhe pse paralajmërimi për rikthimin e “Friends” duket shumë real, nuk po ndodh xhirimi i vërtetë i filmit (Video)

(Foto: WENN)

Episodi i fundit i serialit komik, “Friends”, është emetuar në vitin 2004, ndërsa që atëherë fansat kanë shpresuar për bashkimin e sërishëm të gjashtë miqve të famshëm.

Ndërsa për shkak të një paraqitje të shkurtër të rrejshme, fansat kanë shpresuar që do të shohin një film të bazuar në serialin e dikurshëm.

Në një video të publikuar në YouTube, paralajmërohet filmi i ri, në të cilin miqtë e dikurshëm nga seriali takohen përsëri.

(Foto: WENN)

Aty tregohet se Chandler (Matthew Perry) dhe Monica (Courtney Cox) janë pranë shkurorëzimit, derisa fëmijët e Rossit (David Schwimmer), Ben dhe Emma, janë në moshën parashkollore. Phoebe (Lisa Kudrow) është mjeke, Rachel (Jennifer Aniston) është terapiste, kurse Joey (Matt LeBlanc) është… akoma Joey.

Edhe pse publiku kishte shpresuar se vërtet po ndodh xhirimi i filmit “Friends”, në fakt ishte fjala për një video paralajmëruese jo zyrtare.

Videoja është publikuar nga kanali Smasher, i cili shpesh përpunon paraqitje të shkurtra shumë të besueshme për filma.

‘Traileri’ duket shumë bindës dhe në të mund të shihni se si do të dukej filmi në rast se do të ndodhte në të vërtetë xhirimi i filmit të ri.

Videoja është publikuar në YouTube më 12 janar, ndërsa deri më tani është shikuar rreth katër milionë herë. /Telegrafi/