Site icon Telegrafi

Edhe pse nuk do të paraqitet në koncerte, Victoria mund të arkëtoj tre milionë funte nga bashkimi i Spice Girls

Mandatory Credit: Photo by Gregory Pace/REX/Shutterstock (8819989cu)nVictoria BeckhamnThe Breast Cancer Research Foundation's Annual Hot Pink Party, Arrivals, New York, USA - 12 May 2017

Mel C zbuloi se bashkimi i pesë pjesëtareve të Spice Girls është vënë në dyshim sepse Victoria Beckham ka disa kushte para se kjo të ndodh.

Këngëtarja 43-vjeçare thuhet se dëshiron “përfshirje minimale” dhe nuk dëshiron të udhëtojë për shkak se perandoria e saj e modës po lulëzon.

Victoria mund të grumbullojë më shumë se tre milionë euro nga të drejtat e autoriale edhe pse nuk do të paraqitet në koncerte.

“Victoria nuk dëshiron të udhëtojë pasi që biznesi i modës po i shkon shumë mirë. Por ajo do të bëjë shumë para edhe nëse nuk do të marrë pjesë në ribashkim”, tha një burim për Daily Mail.

“Victoria ka qenë mjaft e zëshme, nuk është diçka që dëshiron të bëjë në këtë kohë. Mendoj se duhet të jemi të gjitha, prandaj është e ndërlikuar”, tha Mel C.

Tifozët e Spice Girls mezi po presin që t’i shohin të pesë femrat për të performuar, e cila gjë për momentit nuk do të ndodh. /Telegrafi/

Exit mobile version