Një burrë nga Tajvani në mesin e viteve ’60-ta i cili testoi pozitiv me coronavirus ka vdekur, njoftoi Ministria e Shëndetit tajvanez të dielën në mëngjes.
Njeriu i ndjerë, i cili kishte një histori të hepatitit B dhe diabetit dhe nuk ka histori udhëtimi jashtë vendit, është personi i parë në Tajvan që vdiq nga shpërthimi i coronavirusit që shpërtheu në Wuhan, tha ministria në një deklaratë, transmeton Telegrafi.
Një rast tjetër i virusit u konfirmua gjithashtu në Tajvan të dielën, tha ministria e shëndetësisë.
Burri në të 50-tat e tij, ka rritur numrin e të infektuarve në ishull në 20.
Coronavirus ka infektuar më shumë se 69,000 njerëz në nivel global, kryesisht në Kinë. Ndërsa numri i të vdekurve është 1.669, përfshirë katër persona jashtë territorit të Kinës. /Telegrafi/