Lojtarët e Milanit do të bartin në krah shirita të zi në nderim të Kobe Bryant që humbi jetën me helikopterin privat në ndeshjen ndaj Veronas.
Legjenda e basketbollit ishte tifoz i Rossonerëve, andaj këta të fundit kanë vendosur ta nderojnë atë.
Federata e Futbollit të Italisë e ka refuzuar kërkesën që lojtarët e tyre të bartin shirita të zi në krah për ta nderuar Bryantin, mirëpo ata do ta realizojnë atë.
In accordo con la @SerieA, stasera indosseremo il lutto al braccio in memoria di Kobe Bryant, scomparso in un tragico incidente aereo insieme alla figlia Gianna Maria e altre 7 vittime. San Siro osserverà un momento di raccoglimento a ridosso del fischio di inizio. #SempreKobe pic.twitter.com/veeDCXShUu
— AC Milan (@acmilan) January 28, 2020
Milani nuk ka dashur të dëgjojë për urdhrin e Federatës dhe u ka bërë me dije lojtarëve se do të bartin shiritat e zi në krah për ta nderuar tifozin e tyre dhe ikonën e NBA.
Po ashtu, në San Siro do të mbahet edhe një minutë heshtje, derisa pritet që 35 mijë tifozë të tyre të jenë në stadium.
Milani kishte lëshuar një njoftim rreth vdekjes së 41-vjeçarit që humbi jetën të dielën e javës së kaluar.
“Ne nuk kemi fjalë për të shprehur sa të tronditur jemi kur dëgjojmë për kalimin tragjik të një prej sportistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe tifozit Rossoner, Kobe Bryant. Të gjitha mendimet tona janë me familjet e të prekurve nga ky aksident tragjik. Përgjithmonë do të na mungosh, Kobe ”, ka shkruar klubi italian.
Bryant kishte zbuluar në vitin 2016 se është një tifoz i madh i tyre: Jam rritur duke e shikuar Milanin, jam një tifoz i madh i klubit. Ishte koha kur luanin legjenda si Van Basten, [Frank] Rijkaard, [Ruud] Gullit, [Paolo] Maldini sa kishte filluar dhe ne kishim [Franco] Baresin”, kjo ishte skuadra ime”. /Telegrafi/
In loving memory of a true legend: Kobe Bryant ❤ pic.twitter.com/4Ysb6FhZeQ
— AC Milan (@acmilan) January 27, 2020