Në protestën e mbrëmshme që shpërtheu në Beograd, ku mijëra qytetarë u mblodhën për të kundërshtuar vendimin e presidentit Aleksandar Vuçiq për rikthim të orës policore pas rritjes së numrit të infektuarve me COVID-19, ka pasur dhunë të paparë.
Madje video të ndryshme të publikuara në rrjetet sociale shfaqin brutalitetin e policisë, duke rrahur edhe ata persona që nuk kishin dalë për të marrë pjesë në protestën që u zhvillua para Kuvendit të Serbisë, transmeton Telegrafi.
Një video shfaq tre djem të rinj që ishin ulur në një park dhe po shijonin birrat në flladin e mbrëmjes, kur befasisht para tyre shfaqen policët e njësive speciale që pa i pyetur asgjë fillojnë t’i godasin pandërprerë.
kakav jeziv i nicim izazvan napad na goloruku policiju
— Tibi Habibi 8 (@kazi_tibi) July 7, 2020
Edhe pse shihet se ata nuk po bënin asgjë të kundërligjshme dhe nuk ishin pjesëmarrës në protestë, ata e pësuan keq nga policët që i goditën me mjete të forta, grushta e shqelma.
Kjo pamje ka shokuar opinionin në Serbi të cilët po kërkojnë që të dënohet policët për përdorim të tepruar të forcës gjatë protestës, ku mijëra qytetarët tentuan të futen në objektin e Kuvendit. /Telegrafi/