Një viç i deformuar i lindur me tipare të njeriut thuhet se po trajtohet si një “mishërim” i Zotit në një fshat në Indinë veriore.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, viçi thuhet se ka lindur në fshatin Pachenda, Muzaffarnagar, në shtetin e Uttar Pradesh.
Krijesa e çuditshme ka veçori shumë të veçanta, duke përfshirë një gojë, veshë dhe hundë, thuajse njerëzore.
Kafsha e deformuar ngordhi pak pas lindjes, por është vendosur në një vend për tu parë, dhe njerëzit janë duke shkuar për të vizituar kafshën e pazakontë.
E raportet në mediat lokale thonë se viçi është vlerësuar si një mishërim i Zotit Vishnu.
Lopët konsiderohen të shenjta në Indi në përputhje me besimin Hindu. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=2&v=qn88n8r4jYI