Modelja shqiptare, Emina Çunmulaj, është vlerësuar gjithnjë për hiret e saj trupore.
Ajo është e martuar prej vitesh me afaristin izraelit, Sam Nazarian, dhe tashmë është nënë e dy vajzave (Ella dhe Mia).
Zeshkania është kthyer për disa ditë në vendlindje, në Malësinë e Madhe, dhe njëkohësisht po shijon pushimet përreth.
Në rrjetet sociale, posaçërisht në llogarinë e saj Instagram, aty ku ndiqet nga mijëra njerëz vazhdon të sjellë imazhe nga pushimet e saj.
E një fotografi atraktive e ka publikuar së fundmi teksa shfaqet pranë motrës së saj, Pepi Çunmulaj. Ndonëse kjo e fundit beqare, për nga linjat trupore, dy motrat duken në top formë.
Ndryshe,34-vjeçarja ka bërë një vit nga lindja e vajzës së dytë, me çka ka treguar se në kohë të shkurtër ka arritur të rikthejë figurën e saj trupore. /Telegrafi/