Telegrafi

Edhe pse në të pesëdhjetat, Aniston është në qendër të vëmendjes me fotosesionin për InStyle

Jennifer Aniston (Foto: Instagram/instylemagazine)

Aktorja Jennifer Aniston, e cila i ka mbushur 50 vjet në muajin shkurt, në pozat e reja për revistën InStyle ka dëshmuar se vitet janë vetëm numër.

Ajo është shfaqur në ballinën e kësaj reviste prestigjioze për botimin e muajit tetor, duke e paraqitur atë në stilin e viteve të gjashtëdhjeta dhe shtatëdhjeta.

Lexuesit dhe përdoruesit e faqeve të rrjeteve sociale u gëzuan veçanërisht nga veshjet e Aniston duke pozuar në një bikini të zezë me figurën e saj të ndritshme në plan të parë, transmeton KP.

Siç kanë theksuar redaktorët e InStyle, bukuria e saj është një simbol i shkëlqimit amerikan, dhe shumë fansa janë pajtuar me të. Për shkak të kësaj, nuk u desh shumë kohë për të pritur që rrjetet sociale të përmbyten me komplimente për paraqitjen e saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jennifer Aniston

“A mundemi të lutemi të flasim për mënyrën se si kjo femër duket më mirë me moshën? Dua të them, Hollywoodi merret vetëm me vajza dhe yjet e reja dhe gjithnjë e më shumë i neglizhon gratë që plaken. Por Meryl Streep, Beth Middler, Michelle Pfeifer, Jennifer Aniston dhe disa të tjera, vërtetojnë se aktoret më të mira janë gra të viteve që janë si vera e shkëlqyeshme”, ka qenë njëri prej komenteve.

Me gjithë pamjen e saj fantastike, të cilën deri më tani e kemi parë pa numër, ka pasur edhe nga ata që janë të bindur që ky është thjesht një Photoshop i mirë.