Telegrafi

Edhe pse morën një pikë ndaj Dukagjinit, Isufi vlerëson lartë angazhimin e lojtarëve të Ballkanit

Foto: FC Ballkani

Ballkani arriti të marrë një pikë në udhëtim te Ballkani në kuadër të javës së dhjetë në BKT Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Theranda përkundër një pike që mori, arriti të bëhej lider në elitën e futbollit kosovar.

Pas ndeshjes, trajneri Bekim Isufi, është prononcuar për media dhe diskutoi ndeshjen në përgjithësi.

Lexo po ashtu Fati është në anën e Ballkanit: Barazon me Dukagjinin, por bëhet lider i BKT Superligës së Kosovës

“Kemi mundur të bëjmë më shumë. Prapë se prapë, me vetë faktin që s’kemi humbur jemi në rregull. Kemi lëshuar shumë pikë gjatë rrugës, është dashur të fitojmë më shumë në bazë të rrethanave të lojës”, ka thënë trajneri i Ballkanit pas ndeshjes për Art Sport.

“Ndoshta kampionati ka qenë i balancuar, ndoshta edhe atëherë kur në letër është pritur që të fitojnë. Kemi bërë hap fals në disa ndeshje”.

“Kemi mundur që të marrim më shumë pikë, jam i kënaqur me mënyrën e lojës dhe interpretimin që këta djem bëjnë. Kampionati është shumë interesant dhe i gjatë, ndoshta është dashur pak më shumë dëshirë dhe më cinik para golit për të marrë pikë të plota. Nuk kemi pësuar gol në dy ndeshe dhe jemi komod”, ka përfunduar Isufi. /Telegrafi/