Një kobra është filmuar duke sulmuar dhe mbytur tre këlysh para syve të nënës së tyre e cila shikonte e pafuqishme, pasi e dinte se helmi i kobrës është shumë i rrezikshëm.
Videoja e publikuar më poshtë që është filmuar në Bhadrak të Odishës në Indi, shfaq qenin që lehte në drejtim të kobrës, duke shpresuar se kështu do ta frikëson dhe do të largohet nga të vegjlit e saj, transmeton Telegrafi.
Por kobra për asnjë moment nuk u zmbraps, përkundrazi ajo vazhdoi t’i sulmon këlyshët ku dy prej tyre qëndronin të shtrirë në tokë pavetëdije.
Ndërkaq dy burrat që u munduan ta largojnë kobrën me një shufër të hekurt, kanë deklaruar se gjarpri ishte shumë i rrezikshëm dhe kështu kishin vendosur për disa momente mos ta ngacmojnë pasi që edhe ata mund ta pësonin.
“Gjarpri ishte shumë agresiv dhe vazhdimisht na sulmonte edhe neve. Po ta provonim t’i shpëtonim këlyshët do të na sulmonte pa dyshim. Kështu që nuk rrezikuam”, kanë shtuar autorët e kësaj videoje rrëqethëse. /Telegrafi/