Karteli i El Chapos, edhe pse ka liderin tashmë të dorëzuar dhe arrestuar, kërkon të mbajë pozicionin si “kampione” e bandave në Meksikë.
Karteli “Sinaloa” i dërgoi një mesazh paralajmërues kartelit rival në shtetin meksikan “Jalisco Generation” duke demonstruar fuqinë e tyre kriminale.
Anëtarët e bandës së El Chapos varën një poster të madh jashtë qytetit të Zapopanit, ku thuhej: “Ne do të marrim atë që na takon. Ne nuk vjedhim, as grabisim. Do të rikthejmë lavdinë tonë”.
Bandat rivale në Meksikë shpeshherë hyjnë në rivalitete të ashpra.
DEA amerikane e konsideron Kartelën Sinaloa si kërcënim të madh për SHBA-të.
Por në vitet e fundit, sidomos pas arrestimit të El Chapo, ata kanë humbur dominimin e tyre dhe karteli i ri Jalisco po njeh rritje, shkruan “Daily Mail”.
Ata ende veprojnë në shtetet e Chihuahua, Sonora, Coahuila, Baja California, Baja California Sur dhe Sinaloa, përcjell bw.
Me El Chapon në burg, karteli Sinaloa udhëhiqet nga El Mayo, një 71-vjeçar i kërkuar nga FBI.
El Mayo ka mbajtur thuajse një profil të fshehur në publik, edhe pse që herët ka qenë ndër njerëzit kryesor që ka udhëhequr bandën.
Grupi po ashtu drejtohet nga dy djemtë e El Chapo – Alfredo Guzman Salazar dhe Ivan Archivaldo Salazar.
Karteli Jalisco Generation ka qenë dikur aleat i organizatës së El Chapos, dhe El Mayo para se të shkëputet.
Deri në vitin 2018, organizata e udhëhequr nga Nemesio ‘El Mencho’ Oseguera-Cervantes u bë karteli më i fuqishëm në Meksikë.
El Mencho është një nga 10 burrat më të kërkuar në listën e FBI-së dhe Departamenti Amerikan i Drejtësisë po ofron një shpërblim prej 10 milion dollarë për kapjen e tij.