Site icon Telegrafi

Edhe pse i kontrolluar, shpërthimi i një bombe tmerroi banorët e një zone në Londër (Foto)

Banorët duke qarë në rrugë, makina të shkatërruara, dritare dhe shtëpi të dëmtuara, dhe mbi të gjitha një krater.

Ky përshkrim ndoshta tingëllon si një shpërthim masive i një gazi, por jo. Kjo është pamja e një shpërthimi të kontrolluar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një shpërthim të një bombe të Luftës së Dytë Botërore, e cila i la banorët të habitur, se edhe pse i kontrolluar, mund të shkaktojë dëme jo të vogla.

Mediat shkruajnë se ekspertët ishin thirrur pasi në një qendër ndërtimi në Kingston, në jugperëndim të Londrës kishin gjetur një të tillë.

Kështu, rreth 1,500 banorë u evakuuan dhe u vendos një kordon, pasi ekipi i shpërthimit të kontrolluar të bombave ishte vendosur për të punuar.

Në shumë raste, bomba të tilla merren dhe shpërthehen në një vend të largët.

Pra, vendimi për të shpërthyer këtë, la vendasit duke supozuar se do të dëgjonin një zhurmë të mbytur, siç edhe ndodhi.

Ajo që ata në të vërtetë thuhet të kenë parë të premten pasdite ishte një shpërthim shurdhues që mund të dëgjohej tetë milje larg. /Telegrafi/

Exit mobile version