Telegrafi

Edhe pse kishte marrë leje për të shkuar të dentisti, polici nuk e lejon nxënësin të largohet nga shkolla – e kërcënon se do ta qëllojë

Një nxënës 17-vjeç në Florida po largohej nga shkolla për të vizituar dentistin pasi kishte termin për një kontroll, kur zëvendës sherifi ia bllokoi rrugën dhe e kërcënoi se do të qëllojë me revole për largim nga shkolla pa ndonjë arsye të fortë.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën e mesme River Ridge në Pasco një javë para Krishtlindjes, por e ëma e nxënësit Nedra Miller këto ditë ka pasur qasje në videon e filmuar nga kamera e policit e vendosur në uniformë, që u shpërnda në rrjete sociale, transmeton Telegrafi.

Aty shihet se si rritet tensioni mes 17-vjeçarit William Miller, që qëndronte prapa timonit dhe zëvendësherifit që punon edhe si roje shkolle. Ajo çfarë ka habitur më shumë opinionin është fakti se si një asistent i shkollës po vëzhgonte nga afër ngjarjen dhe nuk po ndërmerrte asgjë,.

Videoja 4 minutëshe deri më tani është shikuar nga më shumë se 41 mijë persona. William kishte dërguar në shkollë një mik i cili kishte humbur autobusin, dhe po largohej në drejtim të dentistit kur u ndal nga polici.

Por edhe pse e kishte informuar atë dhe asistentin se kishte marrë leje në shkollë për shkak se kishte termin te dentisti, kjo nuk u bëri fare përshtypje atyre. Madje polici e kërcënoi se do ta qëllojë nëse nuk rikthehet në shkollë.

E ky rast ka shokuar opinionin si dhe prindërit e të riut, që kërkojnë nga menxhamenti i shkollës të ndërmarrin masa kundër policit që punon edhe si roje në këtë shkollë. /Telegrafi/