Site icon Telegrafi

Edhe pse kanë probleme të rënda shëndetësore, amerikanët po i shmangen trajtimeve në spitale

Researcher looking on blood sample in test tube. Focus on test tube.

Daryn Warren nga Los Angeles, e cila aktualisht po punon si mësues, po mat këto ditë peshën e dhimbjes dhe frikës.

Ajo ka kancer të fshikëzës dhe në nëntor theu krahun. Ende ka nevojë për fizioterapi, dhe disa muaj më parë kishte menduar të vazhdojë terapinë e saj për kancer.

Sidoqoftë, ajo as nuk dëshiron të shkojë në spital, megjithëse thotë se dora i dhemb çdo ditë, shkruan Los Angeles Times.

“Nëse shkoj në spital, do ta marr coronavirusin. Spitalet janë plot me njerëz të infektuar”, thotë Warren, e cila dikur ishte regjisore filmi dhe shkruante libra në fushën e psikologjisë popullore.

Shumë pacientë mendojnë njëjtë si ajo. COVID-19 ka zvogëluar aq shumë besimin në sistemin e kujdesit shëndetësor të SHBA-së, saqë edhe njerëzit që kanë probleme me zorrët, dhimbje në gjoks dhe sëmundje të rënda, preferojnë të qëndrojnë në shtëpi, duke rrezikuar jetën, transmeton Telegrafi.

Ndoshta edhe më shqetësuese është rënia drastike e kontrolleve rutinë, veçanërisht në zonat e prekura rëndë nga virusi. Agjencia e hulumtimit mjekësor IQVIA parashikon diagnostikimin e vonuar të rreth 36 mijë rasteve të kancerit të gjirit dhe rreth 19 mijë raste me kancere kolorektale për shkak të COVID-19.

Një studim i Shoqatës Amerikane të Kancerit tregon se 79 për qind e pacientëve me kancer përballen me vonesa në trajtim, ku 17 për qind e tyre janë janë me kimioterapi dhe terapi rrezatuese.

Trajtimi i vonuar mund të shpaguhet në dimër, kur një valë e re e coronavirusit përkon me gripin sezonal, duke i dhënë një tendosje sistemit të shëndetit. /Telegrafi/

Exit mobile version