Site icon Telegrafi

Edhe pse i kanë mbi 80 vjet, martohen pas 44 viteve romancë (Foto)

Një burrë 84-vjeç dhe dashuria e jetës së tij 82-vjeçe, më në fund janë martuar pas 44 viteve të lidhjes së tyre.

Colin Dunn dhe Sally Smith, për herë janë takuar në vitin 1972 në një klub të cilin e frekuentonin çdo fundjavë pas punës, transmeton Telegrafi.

Colin, një shofer kamioni tani i pensionuar, me pasion e kujton momentin kur Sally i kishte shërbyer.

“Sally më shërbente çdo fundjavë, pasi në vendin ku ajo punonte shkoja pas punës. Aty u njoftuam dhe filluam të bisedojmë, dhe pas disa takimeve i kërkova të dalim për darkë”, thotë Colin.

Sally e cila ka katër fëmijë nga martesa e mëparshme, ishte pajtuar të darkoj me të, dhe prej atëherë nuk kanë mundur as edhe për një minutë të ndahen nga njëri-tjetri.

Por edhe pse ishin marrëzisht të dashuruar dhe kalonin si është më së miri, dyshja ishin fejuar gjatë vitit të kaluar, edhe përkundër faktit se kanë qëndruar në lidhje për më shumë se 43 vite.

“Martesa asnjëherë nuk ka qenë duke u sill në kokën time. Ne ishim aq shumë të zënë duke u kujdesur për fëmijë, sa që kurrë nuk kemi për këtë. Por me kalimin e viteve, fëmijët u rritën dhe mbetëm në shtëpi vetëm unë dhe Sally dhe kështu menduam se ishte momenti të fitojmë epitetin e burrit dhe gruas”, ka shtuar Colin.

Çifti kanë ndërruar unazat këtë javë para familjarëve dhe miqve në një ceremoni luksoze, duke u bë kryetemë e medieve botërore. /Telegrafi/

Exit mobile version