Site icon Telegrafi

Edhe pse kanë kaluar 36 vite që kur u prodhua, Mercedes-Benz 280 CE W123 Coupé dëshmon se është ende “në formë” – lëviz me 210 km/h nëpër autostradë

Jemi mësuar të shohim video të ndryshme të super-veturave që testojnë limitet nëpër autostradat e Gjermanisë ku nuk ekziston kufizimi i shpejtësi.

Por kësaj radhe është publikuar një video paksa më ndryshe – një Mercedes klasik – përkatësisht Mercedes-Benz 280 CE W123 Coupé, i cili edhe pas 36 viteve kur edhe është prodhuar, vazhdon të jetë në gjendje të mirë teknike dhe të lëvizë me shpejtësi të madhe.

Videoja TopSpeedGermany, shfaq modelin e prodhuar më 1984, i cili përveç se ka një karroceri të mirëmbajtur dhe pa asnjë “pikë” ndryshku – motori i kësaj “bishe” e dëshmoi se vazhdon ta mbajë epitetin e ndër më të shpejtëve.

Me vetëm 185 kuaj-fuqi kjo veturë është filmuar duke lëvizur në një autostradë të Gjermanisë me 210 kilometra në orë – duke ofruar komoditet pavarësisht shpejtësisë së madhe ku as edhe një dridhje më e vogël nuk vërehet gjatë punës. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version