Një fëmijë zakonisht rreth moshës njëvjeçare fillon t’i belbëzojë fjalët e para, por kështu nuk ka ndodhur me një vogëlush në Kinë, i cili ende pa i bërë 23 ditë ka shqiptuar fjalën “nënë”.
Vogëlushi shokoi të ëmën dhe infermieret, pasi në prezencë të tyre shqiptoi fjalën “nënë” ende pa mbushur 23 ditë jetë, transmeton Telegrafi.
Nëna e vogëlushit ka thënë se edhe pse djali i saj mund ta ketë shqiptuar “pa dashje” fjalën, ata janë të lumtur dhe njëherit të habitur që patën fatin ta dëgjojnë.
E gjithë ngjarja u zhvillua në spitalin e qytetit Changchun në provincën kineze Jilin. Kjo ngjarje e pazakontë është filmuar me telefon nga e ëma e vogëlushit që e shpërndau në internet.
Në videon 10 sekondëshe, vogëlushi shihet duke qëndruar me fytyrë në shtrat, kur befasisht e shqipton fjalën “nënë”, duke bërë kështu që e ëma dhe infermieret të bërtasin nga gëzimi. /Telegrafi/