Dwyane Wade tashmë ka njoftuar se ky është sezoni i fundit, pas së cilës ka shkëmbyer fanellën me Dirk Nowitzkin, i cili nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar, por duket se po e shtyn atë.
Por, dyshja nuk janë lojtarët më të vjetër në ligë. Wade muaj më parë mbushi 37 vjet gjersa gjermani ka lënë pas dekadën e katërt të jetë.
Dwyane Wade and Dirk Nowitzki post-game jersey exchange. Wade with 22 points in his final game in Dallas. Dirk had 12. pic.twitter.com/Z5nO682B6m
— Will Manso (@WillManso) February 14, 2019
Vince Carter është 42 vjeçar dhe duket se nuk e ka ndërmend që pensionohet nga bota aktive në basketboll.
Megjithëse ka statusin e një legjende aktive të NBA-së, ai nuk mori një telefonatë “Lamtumira e All-Star”, e cila gjë do të thotë se do ta shohim edhe në sezonin e ardhshëm.
“Unë mendoj se mund ta zgjas karrierën time edhe për një vit, zakonisht në fund të çdo sezoni, unë sjell gjithçka nga maja në fund për të parë se si ndihem”, tha basketbollisti në një bisedë me ESPN-në.
So apparently Vince Carter will come back next year for his 22nd season (so he said on ESPN).
He will be the first player in NBA history to play in 4 different decades.
He will have been in the NBA longer than Zion Williamson has been alive.
Wow. pic.twitter.com/OD0kAkIPfL
— The 4-Point Play Podcast (@The_4PointPlay) March 8, 2019
Këtë sezon po e ndihmon skuadrën e Atlanta Hawks si një veteran dhe mentor me eksperiencë. Ai ka një mesatare prej 7.1 pikësh gjersa np 11 sezonet e para te Toronto Raptors dhe New Jersey Nets ka shënuar 23.5 për lojë.
Nëse vazhdon me të vërtetë, do të jetë basketbollisti i parë që ka kaluar 22 sezone në ligën e NBA-s.
Ndryshe, karrierën e filloi në vitin 1998 gjersa asnjëherë nuk ka fituar titullin e kampionit, por ka fituar një medalje olimpike në vitin 2000 me kombëtaren e SHBA-së. /Telegrafi/