Galaxy Z Flip5 i Samsung ka qenë temë diskutimi kohët e fundit, përpara zbulimit të tij zyrtar, i cili është planifikuar për javën e fundit të korrikut në një ngjarje speciale në Kore.
Dhe tanimë, siç raportohet, kemi një pjesë thelbësore të enigmës: çmimin.
Bëhet fjalë për një informacion, që nëse del i saktë, përfaqëson një rritje të konsiderueshme në krahasim me atë që Flip4 lançoi vitin e kaluar.
Modeli i ri supozohet se do të kushtojë 1,299 euro me 8 GB RAM dhe 128 GB memorie, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Pra, sido që të jetë, Flip5 do të jetë më i shtrenjtë se paraardhësi i tij, nëse ky informacion është i saktë.
Rritja mund të pranohet më lehtë nga konsumatorët duke pasur parasysh faktin se modeli i ardhshëm do të ketë një ekran të madh të jashtëm. /Telegrafi/