Një fenomen krejt i kundërt nga trendët kudo në botë ka ndodhur në Kroaci.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një rast kur një pastiçeri në Pula – edhe pse tanimë jemi në sezonin e verës – ka vendosur ta ulte çmimin e akullores përgjysmë.
Dhe ndonëse për shumicën e vendeve të Ballkanit, çmimi i vendosur nuk mund të thuhet se është i lirë, për këtë vend, kjo gjë ka qenë një befasi.
Megjithatë, edhe për banorët dhe turistët atje, fatkeqësisht, çmimi i ofruar i akullores nuk është i përhershëm, por promocional – një euro për një javë, deri të mërkurën, 28 qershor – pas së cilës ditë kthehet çmimi i zakonshëm prej dy euro.
Sipas një sondazhi të një kompanie televizive kombëtare, “një lugë” akullore më e shtrenjtë ofrohet në Dubrovnik – katër euro. /Telegrafi/