Në cilat raste nuk rekomandohen domatet dhe patatet?
Nutricionistja rekomandon që këto perime të shmangen nëse vuani nga artriti.
Ka disa lloje të ndryshme të artritit – psoriatik, reumatoid dhe osteoartrit. Trajtimi për të gjitha llojet ka për qëllim reduktimin e inflamacionit, transmeton Telegrafi.
Nutricionistja Heidi Turner renditi disa ushqime që nuk janë të përshtatshme për ata që vuajnë nga kjo sëmundje, sepse mund të përkeqësojnë ndjeshëm sëmundjet.
Sipas saj, ushqime të ndryshme mund të ndikojnë në shëndetin në varësi të llojit të artritit.
Për të zbuluar saktësisht se cilat ushqime nuk ju bëjnë mirë, dr. Turner ju këshillon të provoni të ashtuquajturat ushqime eliminuese.
Para së gjithash, dietologia rekomandon reduktimin e konsumit të ushqimeve të skuqura dhe të yndyrshme. Ajo vuri në dukje se hulumtimet e reja tregojnë një lidhje midis një mikrobiome jo të shëndetshme të zorrëve dhe artritit reumatoid.
“Bakteret në traktin gastrointestinal ndikohen nga ajo që hani dhe një çekuilibër i baktereve të shëndetshme dhe jo të shëndetshme mund të përkeqësojë simptomat e sëmundjes”, tha Turner dhe këshillon shmangien e ushqimeve si domatet, patëllxhani, patatet dhe specat pasi mund të shkaktojnë inflamacion të kyçeve dhe të përkeqësojnë artritin.
Dietologia sugjeron një dietë mesdhetare, e cila pothuajse përjashton ushqimet e pasura me yndyra të ngopura.
“Hani drithëra, perime, fruta, arra, bishtajore, vaj ulliri të parafinuar dhe peshk”, pretendon ajo. /Telegrafi/