Kamerat për automjete edhe pse janë të ndaluara me ligj në Maqedoni, megjithatë mund të gjenden në treg.
Ka shumë shpallje për shitje të këtyre kamerave ndërsa çmimi lëvizë prej 700 deri 1500 denarë, varësisht nga cilësia e pajisjes, përcjell Telegrafi Maqedoni. Krahas shitjeve nëpër rrjete sociale, qytetarët këto kamera mund t’i blejnë edhe te dyqanet për teknikë të bardhë.
Këto kamera sipas ligjeve pozitive të Maqedonisë janë të ndaluara dhe për çdo shkelje parashihet 400 euro gjobë.
Emilija Ginovska nga Drejtoria për Mbrojtjen e të Dhënave Personale thotë vendosja e kamerave në automjete rrezikon privatësinë nëse publikohet ai material nëpër rrjetet sociale mund të përdoret për qëllime tjera.
Qytetarët shpesh herë blejnë pajisje të tilla për të vërtetuar se nuk janë fajtor në aksident por këto video nuk mund të merren si dëshmi në procedurë gjyqësore./Telegrafi/