Kinezi Zhao Shuang po voziste autobusin me plotë pasagjer, kur befasisht nga dritarja fluturoi një guri i madh dhe e goditi drejt në kokë.
Megjithatë, ai ka arritur t’i rezistojë dhimbjeve të mëdha derisa e ka ndaluar autobusin në një vend më të sigurt, në afërsi të qytetit Zhaotong në provincën Hunan, transmeton Telegrafi.
Pas goditjes së fortë në kokë, shoferi filloi ta mban barkun dhe mezi arrinte të merrte frymë nga dhimbjet e mëdha. Ndërkaq, pasagjerët e shokuar me atë se çfarë i ndodhi shoferit, asnjëri prej tyre nuk lëvizi nga karriget derisa u ndal në një vend të sigurt.
Thuhet se autobusi po lëvizte afër një shkëmbi nga i cili po binin gurë, dhe në një moment një gur i madh përfundoi drejt e në kokën e shoferit të pafat.
Si pasojë e goditjes, shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore, megjithatë pas intervenimit të mjekëve gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar. /Telegrafi/