Site icon Telegrafi

Edhe pse gjarpri helmues kafshoi një person, humbën jetën dy persona

Nga një kafshim nga gjarpri helmues në Indi, kanë humbur jetën dy persona – nëna dhe foshnja që po e ushqente me gji.

35-vjeçaren e kishte kafshuar gjarpri derisa ishte duke fjetur në shtëpinë e saj në Mutarfarnagar në Uttar Pradesh, transmeton Telegrafi.

Pasi u zgjua nuk e dinte se e kishte kafshuar gjarpri, dhe kështu filloi ta ushqej me gji foshnjën, duke e helmuar pavetëdije me qumështin e gjirit.

Dhe pasi që filluan të ndihen keq, familjarët e tyre vërejtën një gjarpër që ishte fshehur në një skaj të shtëpisë.

Megjithatë, edhe pse u dërguan me urgjencë në spital, nëna dhe foshnja e saj ndërruan jetë.

Sipas një studimi të realizuar në vitin 2011, nga kafshimi i gjarprit në Indi brenda një viti humbin jetën 46 mijë persona. /Telegrafi/

 

Exit mobile version