Edhe pse autostradat gjermane janë një “parajsë” për adhuruesit e vozitjes së shpejtë, pasi nuk ka kufizime të shpejtësisë në shumicën e pjesëve, kjo nuk do të thotë se ju duhet që “t’i jepni gaz deri në fund”.
Kjo dëshmohet edhe në pamjet e publikuara, të cilat janë marrë nga një GTI të VW Golf “Shtatë”, në të cilin është vendosur kamera.
Në fillim të videos, ju mund të shihni se si Golf GTI i fortë 245 “kuaj fuqi” përshpejton në korsinë e majtë.
Dhe derisa ai po voziste me shpejtësi 240 km/orë, një Škoda Rapid Spaceback mund të shihet duke u zhvendosur nga korsia e mesme në të majtë.
Shoferi i Rapid, dyshohet se ishte një burrë i moshuar, i cili me gjasë nuk e vlerësoi siç duhet shpejtësinë e Golfit dhe kështu përfundoi deri te përplasja me të.
Për fat të mirë të të dyve, vetëm në sajë të reagimit të matur të shoferit të Golfit i cili mbajti kontrollin e automjetit, përplasja përfundoi me një llamarinë të gërvishtur pak dhe pasqyrat anësore të thyera.
Akterët e përplasjes ishin gjithashtu me fat pasi pjesëmarrësit e tjerë në trafik ngadalësuan në kohë dhe u mundësuan atyre të kalonin në korsinë e ndalimit dhe të prisnin mbërritjen e policisë. /Telegrafi/