Telegrafi

Edhe pse është lider, Conte nuk e shikon renditjen

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, ka thënë se nuk e shikon renditjen në Ligën Premier. 

Blutë fituan si mysafirë në Stadiumin e Dritave me rezultat 1-0.

Megjtihatë, Conte e sheh të vështirë garën për titull, ndërsa i llogarit gjashtë skuadra në luftë.

Liverpool (2nd), Arsenal (3), Manchester City (4), Tottenham Hotspur (5) dhe Manchester United (6) janë në garë sipas Contes.

“Nuk e preferoj ta shikojë renditjen, për mua dhe për lojtarët e mi”.

“Jemi duke bërë mirë deri më tani, por kampionati nuk ka mbaruar sot”.

“Jemi në krye, por janë edhe tri ndeshje deri në fund të gjysmës së sezonit”

“Kampionati është shuam i ngushtë dhe të gjashtë skuadrat janë në luftë për titull”, ka thënë Antonio Conte. /Telegrafi/